Të konsumosh mish të freskët

Mishi që të mbetet I freskët dhe të konsumohet I tillë ai duhet të ruhet në frigorifer dhe kushte higjenike shumë të mira. Në Selitë jo vetëm që nuk tregtohet në frigoriferë por ai shitet në trotuare dhe I ekspozuar tërësisht ndaj diellit, vetëm hijet e pemës I japin pakëz freski. Mishi mund të ketë qëndruar në orë të tëra në trotuar ku edhe temperaturat janë shumë të larta deri në blerjen e tij nga konsumuesit.

Por duket që njerëzit ndoshta tashmë janë mësuar duke konsumuar produkte të tilla ose nuk kanë informacione mbi dëmet që mund të sjellë kosumimi I mishit që është I blerë jashtë çdo standarti higjenik pasi ato e blejnë atë pa asnjë problem.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Postuar te Tregu | Lini një koment

Trotuaret si “treg ushqimor” !

Tregtimi I ushqimeve në Tiranë bëhet jashtë kushteve higjenike. Në Kodër-Kamëz, Tiranë, ndodhet “tregu” I fruta-perimeve. Duke qenë se tregtarët nuk kanë një treg të mirëfilltë për shitjen e frutave dhe perimeve ato kanë krijuar vetë një të tillë. ‘Tregu’ që ato kanë krijuar është në trotuarin e rrugës kryesore.

Frutat dhe perimet janë të ekspozuara ndaj shiut, diellit dhe pluhurave. Konsumimi I tyre është I dëmshëm për shëndetin tonë.

       

Postuar te Tregu | Lini një koment

Trotuaret, parking për makinat

Kjo është rruga pranë stadiumit “Qemail Stafa”. Rruga ka disa vite që është rikonstruktuar por trotuaret e saj jo. Trotuaret në të dyja kahet e saj kanë mbetur e pashtruara dhe kalimi në to është I vështirë .Tashmë këto trotuare të pakalueshme nga kalimtarët janë kthyer në parking për makinat. Kalimtarët detyrohen të ecin në rrugën kryesore ku dhe fluksi I makinave është I madh.

 IMG_1611        IMG_1612

IMG_1610        IMG_1609

Postuar te Jeta urbane | Lini një koment

Kushtet e jetesës në të cilat komuniteti rom jeton

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Postuar te Komunitet | Lini një koment

Gjendet zgjidhja për pllakat e verdha…

Me rikonstruktimin e Bankës së Shqipërisë u rikonstruktuan edhe trotuaret përreth saj. Tek trotuaret ishin vendosura pllaka të verdha që kanë si funksion orientimin e të verbërve. Por ato I orientonin të verbërit që të përplaseshin me shtyllat, me pemët. U bënë shumë publikime për këtë problem. Sot u gjet edhe zgjidhja për pllakat e verdha… Vendosën që ato të hiqeshin duke u zëvëndesuar me pllaka normale.

PARA                                                                               PAS

IMG_1539                              IMG_1627

IMG_1540                              IMG_1628

 

Vetëm një segment I trotuarit është me pllaka të verdha dhe midis pllakave ndodhet një pusetë e mbyllur. Përsëri nuk kanë marrin parasysh faktin që kapaku I pusetës mbas disa kohësh mund të mos jetë më aty dhe në këtë rast ato I orientojn të verbërit që të bien në pusetë.

IMG_1629

Postuar te Jeta urbane | Lini një koment

Të ulesh në dërrasa të kalbura apo në gozhda

E vetmja mundësi që kanë të moshuarit në Tiranë që të dalin janë parqet të cilat I preferojnë shumë dhe pse parqet në janë të pakëta. Ato qëndrojnë aty me orë të tëra për tu qetësuar në ajër të pastër si edhe kalojnë kohën  nën shoqërinë e miqve të tyre ose vetëm. Edhe të rinjtë I preferojnë parqet.

Por problemi qëndron se stolat në parqe janë të prishura. Ato nuk janë riparuar që ditën që janë vendoaur aty. Ekziston mundësia që kur të ulesh në stola ato të thyhen pasi dërrasat janë të kalbura. Në stolat në të cilat janë hequr dërrasat kanë mbetur gozhdat, një pakujdesi e vogël dhe të moshuarit mund të dëmtohen.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Postuar te Grupmoshat, Mosha e 3-të | Lini një koment

Call-Center,e vetmja mundësi për tu punësuar

Mundësitë e punësimit për studentët në Tiranë janë të pakta. Sidmos punësimi në degën për të cilën ato studiojnë. Pjesa më e madhe e të rinjëve punojnë në Call Center, e cila duket si e vetmja shpresë për to që të fitojnë të ardhura së pari për të mbuluar shpenzimet e tyre dhe një pjesë e tyre punojnë edhe për të mbajtur familjen.

Postuar te Punësimi | Lini një koment

Gjendja e urbaneve në Tiranë

Gjendja e urbaneve në Tiranë. Duke qenë se fluksi i njerëzve që udhëtojnë me urban është i madh ato mbushen plot dhe njerezit nuk kanë hapësira te mjaftueshme ku të rrinë. Për më tepër lëvizja dhe qarkullimi i tyre është i rrallë krahasur me lëvizjen e njerëzve.

Postuar te Shërbimet publike, Transporti publik | Lini një koment

Banorët e komunitetit rom rrezikojnë të mbeten pa shtëpi

Banorët e komunitetit rom që jetojne në rrugën Frang Bardhi, në Zonën e Selites rrezikojnë të mbeten pa shtëpi. Me ndërtimin  Unazës shtëpitë e tyre do të prishen të gjitha. Ato kanë mbetur të pashpresë pasi iu janë dhënë lekë nga qeveria vetëm për 2 vite për të jetuar me qera. 2 vite kalojnë shumë shpejt dhe çfrarë do të ndohë me këto familje mbas dy vitesh?!!

Ato do të mbeten në rrugë, së bashku me fëmijët e tyre pasi për një pjesë të madhe të tyre ato mbijetojnë duke lypur ose duke shitur kanace që I gjejnë mbledhin.

Postuar te Komunitet | Lini një koment

Këndet e lojrave, të rrezikshme për fëmijët

Këndet e lojrave ku fëmijët kanë mundësi që të luajnë në Tiranë janë të pakët. Edhe këto kënde lojrash që ekzistojnë janë jo funksionale dhe të rrezikshme për fëmijët. Lojrat e ndryshme që janë vendosur në parqe janë të prishura dhe asnjë nuk ka marrë mundimin që t’i riparojë ato, duke u bërë në këtë mënyrë burim aksidentesh për fëmijët të cilët luajnë në to

IMG_1597          IMG_1598

IMG_1601          IMG_1602

Postuar te Fëmijët, Grupmoshat | Lini një koment